Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Avionët e SHBA bombardojnë bazat e militantëve në Irak e Siri, 19 viktima

Nga A2 CNN
30 Dhjetor 2019, 09:31 | Bota

Avionët amerikanë ndërmorën disa sulme ajrore në Irak dhe Siri kundër militantëve të mbështetur nga Irani, si kundërpërgjigje ndaj sulmeve me raketa që i morën jetën një kontraktori amerikan disa ditë më parë.

Si pasojë e bombardimeve amerikane në 5 objektiva të militantëve shiitë të mbështetur nga Irani raportohet të kenë humbur jetën 19 persona.

Autoritetet amerikane raportojnë se bazat e bombarduar, 3 në perëndim të Irakut dhe 2 në lindje të Sirisë fshihnin armatime për grupin e njohur me emrin Kata'ib Hezbollah.

“Departameni i Mbrojtjes ndërmori disa sulme, për të mbrojtur interesat tona në Irak”, shpjegoi sekretari Mark Espere, gjatë një deklaratë për shtyp në Florida.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli