Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Duhet kujdes kur “parkon” 760 milionë euro

Nga A2 CNN
30 Dhjetor 2019, 21:04 | Kapur në kamera

Një prej anijeve më të mëdha turistike në botë u përplas me një mur në portin e Sicilisë, vetëm një muaj pasi kishte kryer udhëtimin debutues. Anija “MSC Grandiosa” u ngjesh pas murit pasi kishte mbërritur në portin e Palermos mëngjesin e të hënës.

Incidenti shkaktoi dëme të konsiderueshme në mjetin lundrues me vlerë 760 milionë euro. Sipas autoritetit portual përplasja ndodhi për shkak të erës së fortë ndërsa anija po përpiqej të ankorohej. “MSC Grandiosa” peshon 181 541 tonë dhe është gati 331 metra e gjatë. Në të mund të udhëtojnë 6761 pasagjerë, të cilët mund të shijojnë udhëtime në Mesdhe, ku përfshihen ndalesa në Lisbonë, Barcelonë dhe Marsejë.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani