
Emërohet “krahu i djathtë” i Olsian Çelës
Prokurori i ri i përgjithshëm, Olsian Çela i cili ka një mandat 7-vjeçar në krye të akuzës, ka tashmë krahun e tij të djathtë. Numri dy i prokurorisë është votuar Thoma Jano, i cili ishte emëruar si shefi i Sektorit të Përgjimeve.
Edhe pse Jano ka qenë i vetëm si kandidat për zëvendësuesin e kreut të Prokurorisë së Përgjithshme, votat kanë shkuar pro emërimit të tij, me një mandat 2-vjeçar. Për emërimin e tij, afati i fundit ka qenë mesdita e sotme.
Thoma Jano nisi punën si prokuror pas vitit 1997, si kreu i prokurorisë së Tiranës, gjatë kohës që organi i akuzës drejtohej nga Arben Rakipi. Më pas ai vijoi të jetë prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme për t’u emëruar në sektorin e përgjimeve në kohën kur këtë prokurori e drejtoi Adriatik Llalla.