Fenomen në portë, por edhe në “sulm”, ylli i Realit ka një djalë sekret me komshien

Përditësuar më: 30/12/2019, ora 22:57

Fenomen në portë, por edhe në “sulm”, ylli i Realit ka një djalë sekret me komshien

Përditësuar më: 30/12/2019, ora 22:57

Thibaut Courtois, edhe pse nuk po kalon një nga sezonet më të mira të karrierës së tij me fanellën e Real Madrid, mbetet një nga portierët më të vlerësuar të botës.

Por belgu 27-vjeçar këto ditë të fundvitit nuk po përmendet për pritjet e tij, por për një “gol” atipik, që sipas mediave angleze i ka ndodhur kur ishte portieri i Chelsea në Londër.

Portieri belg sipas tyre, edhe pse në një lidhje disavjeçare me spanjollen Marta Dominguez me të cilën kishte një vajzë dhe një djalë, shpesh herë “takonte” edhe me komshien e tij në lagjen ekspulsivë të Wimbledon, ish-modelen Elsa Izac, e sapo ndarë nga burri.

Marrëdhënia e tyre sipas burimeve angleze zgjati deri në shtatorin e vitit 2017, kur ajo i tregoi se kishte mbetur shtatzënë.

Sipas saj, futbollisti i kishte këshilluar abortin, por ajo nuk e dëgjoi dhe sot dëshiron që lojtari i Real Madridit ta njohë zyrtarisht, nga momenti që ai nuk ka mohuar atësinë.

Sipas saj, futbollisti ka takuar një herë djalin, por më pas ka ndërprerë kontaktet, ndërkohë që edhe lidhja historike me të dashurën zyrtare përfundoi, edhe pse të dy mbeten në marrëdhënie shumë të mira.