Gjykata e Durrësit vendos masën e sigurisë për të arrestuarit e 26 nëntorit

Përditësuar më: 30/12/2019, ora 16:53
c7df1dfd abcd 4474 b1ab 1914e4af21b4 1 1024x768

Gjykata e Durrësit vendos masën e sigurisë për të arrestuarit e 26 nëntorit

Përditësuar më: 30/12/2019, ora 16:53

Gjykata e Durrësit dha vendimet e rivlerësimit të masës së sigurisë për 8 personat e arrestuar me akuzat e “shpërdorimit të detyrës” dhe “vrasjes në rrethana cilësuese” pas tërmetit të 26 nëntorit.

Gjykata vendosi masën arrest me burg për Kujtim Hasën, Zv/drejtorin e Kavalishencës, avokatët Përparim Noka dhe Dilaver Smanaj, Klajdi Lame, Mikel Cipi, dhe Arben Isaku, i cili nuk është paraqitur për arsyeje shëndetësore.

Për Albrend Qetka dhe Nevjana Isufin gjykata vendosi detyrimin e paraqitjes. Për Dëfrim Çelamin, i cili përfaqësohej nga avokati i tij, u përcaktua masa arrest me burg.

E njëjta masë u vendos edhe për Avdulla Osmanin, edhe pse arrestimi i tij fillestar u cilësua si i “paligjshëm”.

Zyrtarë që nuk kanë verifikuar dokumentacionin teknik të godinave, ndërtues që kanë abuzuar me ndërtime jocilësore si dhe projektues dhe inxhinierë që kanë falsifikuar dhe zbatuar në mënyrë jo korrekte projekte ndërtimi, janë disa nga arsyet që prokuroria ka vënë nën akuzë të arrestuarit.

Seanca ku u apelua vendimi i Gjykatës së Durrësit u vendos për t’u zhvilluar në Kavajë, pasi godina e Gjykatës së Apelit në qytetin bregdetar ndodhet jashtë funksionit për shkak të dëmtimeve që pësoi nga tërmeti.