“Hakmerret” Juve, surpriza e Serisë A vishet bardhezi

Përditësuar më: 30/12/2019, ora 23:23
hi res 46352993a0016e408e68288603506b4b crop north 1024x683

“Hakmerret” Juve, surpriza e Serisë A vishet bardhezi

Përditësuar më: 30/12/2019, ora 23:23

Juventus hakmerret ndaj Interit pas çështjes Lukaku, ku sulmuesi belg u transferua këtë verë te zikaltrit pasi dukej sikur do të ishte partneri i Cristiano Ronaldos në sulmin e kampionëve të Italisë.

Edhe pse mungon ende zyrtarizimi, polaku Dejan Kulusevski, mesfushori në pronësi të Atalantës por që luan këtë sezon me  Parmën, do të veshë nga sezoni tjetër fanellën bardhezi.

Kulusevski ka qenë surpriza më pozitive e Serisë A në pjesën e saj të parë, dhe do të blihet për një shifër prej 35 milionë euro plus 8 milionë bonus për Atalantën.

Me shumë gjasa polaku do të luajë gjithë sezonin me Parmën, dhe do t’ i bashkohet djemve të Sarrit në verë.