Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Mongolët “Cow Boys”, udhëtim në shkretëtirë për kullotat e deveve

Nga A2 CNN
30 Dhjetor 2019, 20:27 | Lifestyle

Mbarështuesit mongolë të deveve kanë nisur ritualin e tyre për fundvit, duke drejtuar kafshët e tyre në një udhëtim magjik në shkretëtirën Gobi. Edhe pse ata jetojnë në Krahinën Autonome Mongole në Kinë nuk ngurrojnë që çdo vit të kryejnë udhëtimin tradicional, që realizohet gjithmonë në prag të vitit të ri.

Përveç objektivit për të arritur në kullotat aq të rëndësishme për devetë, këta “cow boys” të shkretëtirës angazhohen edhe në lojëra popullore, si gara me deve, por edhe hokej mbi deve.

Devetë e kuqe, një specie e veçantë që mbrohen me një ligj special nga shteti kinez, janë pjesë e jetës së përditshme të këtyre blegtorëve që jetojnë në kufirin mes Mongolisë dhe Kinës. Dikur në prag të zhdukjes, pas një projekti 15-vjeçar numri i tyre është rritur nga 4130, në 50 mijë individë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë