Nuk gjejnë ku të pushojnë, luanët e detit fundosin jahtin

leone 2 1100x620

Janë ditë relaksi për pothuajse të gjithë, këto që paraprinë ndërrimin e vitit.

Por dy luanë deti vërtetë gjigantë, në vend që të pushonin në ndonjë shkëmb, menduan të “pushtonin” një jaht të vogël, që nga pesha e tyre që në disa raste mund të kapë edhe tonelatën, duket sikur po zhytet në ujë.  

View this post on Instagram

Boats and…. #sealions

A post shared by Joshua Phillips (@fishingjosh) on

Skena u filmua në Olympia Bay, në jug-perëndim të Seattle, në Shtetet e Bashkuara,  nga disa turistë të habitur që po lundronin aty afër, ndër to dhe futbollisti Joshua Philips.