Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Operacion kundër terrorizmit në Turqi, 70 të arrestuar

Nga A2 CNN
30 Dhjetor 2019, 12:04 | Aktualitet
Operacion kundër terrorizmit në Turqi, 70 të arrestuar

Policia turke njofton se ka arrestuar 70 persona të dyshuar për lidhje me militantët e Shtetit Islamik gjatë një operacioni që u shtri njëkohësisht në mbarë vendin.

Operacioni vjen pikërisht dy muaj pas ekzekutimit të liderit të kësaj organizate terroriste Abu Bakr al-Baghdadi. Bastisje u kryen në provincat Ankara, Kayseri, Adana dhe Batman.

Policia njofton se në këtë aksion morën pjesë 400 efektivë dhe shërbimet inteligjente. Gjatë bastisjeve u sekuestruan dhe armatime të ndryshme.

Mes personave të arrestuar për lidhje me militantët e ISIS kishte dhe shtetas irakienë, marokenë dhe sirianë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë