Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Publikohen pamjet e sulmit me armë në Kishën e Teksasit

Nga A2 CNN
30 Dhjetor 2019, 10:01 | Bota

Janë publikuar orët e fundit pamjet e sulmit me armë zjarri në një Kishë të Teksasit, ku një person qëlloi për vdekje dy besimtarë para se të vritej nga një vullnetar sigurie.

Ngjarja ndodhi në Kishën “West Free Way” në White Settlement, ndërsa po mbahej mesha e së dielës. Eventi po transmetohej “live” në rrjetet sociale.

Në momentin e sulmit në Kishë gjendeshin rreth 250 besimtarë; pak para mesditës agresori u ngrit nga stoli dhe filloi të sillej në mënyrë të dyshimtë, duke nxitur vëmendjen e të pranishmëve.

Ai nxori armën dhe nisi të qëllonte, por u ndalua menjëherë nga një prej pjesëtarëve të sigurisë së Kishës. Guvernatori i Teksasit, Greg Abbot e cilësoi ngjarjen si një akt mizor dhune. 

A2 CNN Livestream

Dita jonë