Santat guximtarë, sfidojnë temperaturat e acarta, të zhveshur

Përditësuar më: 30/12/2019, ora 12:26

Santat guximtarë, sfidojnë temperaturat e acarta, të zhveshur

Përditësuar më: 30/12/2019, ora 12:26

Nëse do të kishte një fjalë që do të për kufizonte këto Santa në qytetin rus të Yekaterinburgut, do të ishte “Të guximshëm”. Pa bluza, ata vendosën të përshkonin me vrap qytetin në Urale, nën vështrimin e habitur të kalimtarëve.

Duke sfiduar temperaturat -15 gradë Celsius, Santat gazmorë këndonin këngë, kërcenin dhe iu shpërndanin ëmbëlsira e mandarina qytetarëve përgjatë rrugës. 

Kjo është hera e tretë që Federata e Notit dimëror të rajonit të Sverdlovsk zhvillon këtë aktivitet. Pasi kalojnë mbi një orë jashtë, pjesëmarrësit marrin veten më pas nëpër sauna, pranë liqenit Shartash.