Sekuestrohen mjete piroteknike të paligjshme në Pogradec dhe Kuçovë

Përditësuar më: 30/12/2019, ora 10:13
Screenshot 1 40 1024x566

Sekuestrohen mjete piroteknike të paligjshme në Pogradec dhe Kuçovë

Përditësuar më: 30/12/2019, ora 10:13

Policia e Shtetit vijon kontrollet në të gjithë vendin për sekuestrimin e lëndëve piroteknike të ndaluara që rrezikojnë banorët.

200 kapsolla u sekuestruan në Pogradec dhe 245 kapsolla në Kuçovë, në zbatim të ligjit “Për ndalimin e hedhjes në treg të lëndëve piroteknike dhe fishekzjarrëve dhe përdorimin civil, që rrezikojnë sigurinë publike.”

Policia bën me dije se gjatë javës që kaloi janë kontrolluar 4345 subjekte në mbarë vendin dhe u sekuestruan 8500 kapsolla e 200 fishekzjarrë. Në lidhje me këto raste janë proceduar penalisht 4 shtetas, si dhe 3 të tjerë janë ndëshkuar me gjobë.

Policia e Shtetit fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 e Komisariatin Dixhital, me qëllim që nata e ndërrimit të viteve të kalojë pa probleme.