Tërmeti i 26 nëntorit, zhvillohet seanca në Apel për 8 të arrestuarit

Përditësuar më: 30/12/2019, ora 11:54
B Roll masat apel frame 324 1024x576

Tërmeti i 26 nëntorit, zhvillohet seanca në Apel për 8 të arrestuarit

Përditësuar më: 30/12/2019, ora 11:54

Gjykata e Kavajës shqyrton sot për 8 të arrestuarit pas tërmetit të 26 nëntorit.

Seanca ku u apelua vendimi i Gjykatës së Durrësit u vendos për t’u zhvilluar në Kavajë, pasi godina e Gjykatës së Apelit në qytetin bregdetar ndodhet jashtë funksionit për shkak të dëmtimeve që pësoi nga tërmeti.

8 të arrestuarit akuzohen për “shpërdorim të detyrës” dhe “vrasje në rrethana cilësuese”. Ndërsa pritet që Apeli të thotë fjalën e tij pas ankimimit nga ana e palës së mbrojtjes së të arrestuarve.