Futbolli në zi, ndahet nga jeta Shyqyri Rreli

Përditësuar më: 31/12/2019, ora 10:30
shyqyri rreli

Futbolli në zi, ndahet nga jeta Shyqyri Rreli

Përditësuar më: 31/12/2019, ora 10:30

Mbyllje e trishtë e 2019-ës: në prag të ndërrimit të viteve është ndarë nga jeta Shyqyri Rreli, një humbje e madhe për futbollin shqiptar, por edhe për të gjithë sportin.

 I vlerësuar me titullin “Mjeshtër i Madh”, Rreli është i famshëm për karrierën si futbollist, por mbi të gjitha për punën si trajneri i Kombëtares dhe Tiranës.

Ai i ka drejtuar kuqezinjtë në dy raste, në periudhën 1982-1985, kur kujtohet fitorja 2-0 ndaj Belgjikës dhe 1988-1989.

Shyqyri Rreli ka drejtuar edhe Kombëtaren Shpresa, duke e udhëhequr skuadrën mes tetë më të mirave të Europës në vitin 1984, ndërsa me kuqezinjtë ka fituar edhe dy tituj Ballkanikë për të rinj.