I kërkuar i për plagosje kapet në kufirin e gjelbër në Qafë Thanë

Përditësuar më: 31/12/2019, ora 09:12
1523519090 policia

I kërkuar i për plagosje kapet në kufirin e gjelbër në Qafë Thanë

Përditësuar më: 31/12/2019, ora 09:12

Shërbimet e patrullës së kufirit të gjelbër, në Stacionin e Policisë Kufitare Qafë-Thanë bëjnë me dije se kanë arrestuar një person të shpallur në kërkim për veprën penale “Vrasja me dashje mbetur në tentativë”.

Gjatë patrullimit në kufirin e gjelbër në Qafë Thanë u bë i mundur arrestimi i 53 vjeçarit Gj.Ç., i cili pas verifikimeve rezultoi se ishte autori i plagosjes me thikë të shtetasit E.Sh. në lagjen “Isa Boletini” në Vlorë, ngjarje kjo e ndodhur në ditët e para të muajit dhjetor.

Shtetasit Gj. Ç iu gjet dhe një pasaportë me gjeneralitetet e A.A. 55 vjeç, banues në Vlorë, të cilën ia kishte vjedhur disa ditë më parë, me qëllim kalimin e kufirit në mënyrë të paligjshme.