Iu shpërthen bombola në banesë, shpëtohen të moshuarit

Përditësuar më: 31/12/2019, ora 14:10
zjarrfikese

Iu shpërthen bombola në banesë, shpëtohen të moshuarit

Përditësuar më: 31/12/2019, ora 14:10

Shpërthimi i një bombole gazi ka shkaktuar zjarr në një banesë në Allias të Tiranës ku jetonin një çift të moshuarish.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar zjarrfikësit dhe policia të cilët kanë mundur të nxjerrin nga banesa pa u lënduar dy të moshuarit  B. H. 80 vjeç dhe N. H.,77 vjeçe.

Shpërthimi dhe zjarri kanë shkaktuar dëme të mëdha në banesën e të moshuarve, ndërkohë që policia po heton për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.