Ndërron viti, ndërron dhe moti, luhatje temperaturash në ditët e para të 2020

Përditësuar më: 31/12/2019, ora 13:28

Ndërron viti, ndërron dhe moti, luhatje temperaturash në ditët e para të 2020

Përditësuar më: 31/12/2019, ora 13:28

Shqipëria mbetet me mot të kthjellët dhe të ftohtë deri mbrëmjen e fundit të këtij viti pasi vranësira kalimtare shfaqen nga Veriu në Jug duke zbutur të ftohtin në të gjithë vendin, por pa sjellë reshje.

Edhe dita e parë e vitit 2020 paraqitet me kthjellime dhe vranësira kalimtare, kushte të motit që vijojnë gjatë ditëve të para të Janarit.

Temperaturat e ajrit rriten mesnatën e ndërrimit të viteve, rritje e cila vijon dhe në datën 1 janar kur temperaturat pritet të shënojnë nga -3 në 14°C, ndërsa ditët e para të vitit, sjellin luhatje të mëdha të temperaturave nga një ditë në tjetrën.