Operacioni policor “Xibraku”, sekuestrohet lëndë narkotike

Përditësuar më: 31/12/2019, ora 13:50
Screenshot 1 46 1024x576

Operacioni policor “Xibraku”, sekuestrohet lëndë narkotike

Përditësuar më: 31/12/2019, ora 13:50

Policia e Shtetit njofton se pas informacioneve të siguruara në rrugë operative ka ndaluar një automjet në aksin rrugor Elbasan-Librazhd brenda së cilit u sekuestrua një sasi lënde narkotike e llojit kanabis sativa.

Lënda narkotike u gjet e fshehur në automjetin tip Hyundai me drejtues shtetasin H. V. në dy thasë me peshë totale 11.6 kg.

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit H. V., 64 vjeç,  banues në Ballsh, i dënuar më parë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”.