Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Trazira në Irak pas sulmeve ajrore, sulmohet ambasada amerikane

Nga A2 CNN
31 Dhjetor 2019, 14:44 | Bota

Mijëra protestues të zemëruar nga sulmet ajrore amerikane kundër milicive irakiane të mbështetura nga Irani sulmuan ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Bagdad.

Trupat amerikane hodhën gaz lotsjellës për shpërndarjen e turmës që kaloi murin e jashtëm të kompleksit.  Në rrëmujë e sipër iu vu zjarri edhe një prej kullave të rojes në selinë diplomatike. Ambasada gjendet në Zonën e Gjelbër, e cila është e blinduar nga masat e sigurisë.

Sulmet ajrore amerikan shkaktuan 25 viktima mes luftëtarëve të milicisë shiite Kataib Hezbollah në Irak. Uashingtoni fajëson milicinë për një sulm me raketë ndaj një baze ushtarak në Kirkuk të premten, ku mbeti i vrarë një kontraktor amerikan.

Kryeministri irakian, Adel Abdul Mahdi tha se sulmet ajrore kishin shkelur sovranitetin e vendit dhe do ta detyronin të rishikonte marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara.

Trazirat e së martës shpërthyen pas funeraleve të zhvilluara për luftëtarët e vrarë në sulmet amerikane. Mijëra vetë, përfshirë paraushtarakë dhe krerë të milicisë, marshuan drejt Zonës së Gjelbër ku gjenden ambasadat e huaja. Ata u lejuan nga forcat irakiane të sigurisë të hyjnë brenda dhe u mblodhën në një rrugë jashtë kompleksit të Ambasadës Amerikane.

Me thirrje anti-amerikane, protestuesit hodhën gurë në portën kryesore të kompleksit, hoqën kamerat e sigurisë dhe u vunë flakën disa objekteve. Situata përshkallëzoi kur disa prej tyre kaluan murin e ambasadës. 

A2 CNN Livestream

Dita jonë