Urimi i Metës për fundvit: Numërimi mbrapsht ka filluar, le të jetë 2020-a viti i ndryshimit të madh

Përditësuar më: 31/12/2019, ora 16:40
Screenshot 1 47 1024x504

Urimi i Metës për fundvit: Numërimi mbrapsht ka filluar, le të jetë 2020-a viti i ndryshimit të madh

Përditësuar më: 31/12/2019, ora 16:40

Presidenti Ilir Meta e quajti një vit zhgënjyes 2019-n, të mbushur me përplasjet politike mes tij dhe shumicës socialiste. Në fjalimin e fundvitit, Presidenti tha se pas urimeve, nga e nesërmja shqiptarët duhet të punojnë për të ardhmen.

“Zhgënjimet që po lëmë pas me vitin e vjetër, le të na ndihmojnë për një reflektim të thellë e të sinqertë në mënyrë që viti i ri të na afrojë më shumë me standardet e Bashkimit Europian. Çdo shqiptar meriton një Shqipëri ,më të drejtë e më njerëzore, të udhëhequr nga interesi kombëtar e publik”, u shpreh Presidenti.

“Nga 1 janari duhet të mendojmë e të punojmë për t’i dhënë dritë e shpresë të ardhmes sonë dhe sidomos të fëmijëve tanë. Ajo është në dorën e secilit prej nesh edhe të bashkuar do t’ia dalim. Numërimi mbrapsht ka filluar, le të jetë 2020-a viti i ndryshimit të madh”.

GËZUAR VITIN E RI 2020!🇦🇱

Posted by Ilir Meta on Tuesday, December 31, 2019