Vrasja e mësuesit, Sudani dënon me varje 29 agjentë të inteligjencës

Përditësuar më: 31/12/2019, ora 10:53
MB SUDANI DENIMI frame 0 1024x576

Vrasja e mësuesit, Sudani dënon me varje 29 agjentë të inteligjencës

Përditësuar më: 31/12/2019, ora 10:53

Një gjykatë në Sudan dënoi 29 oficerë të inteligjencës me vdekje për torturimin dhe vrasjen e një mësuesi.

Ahmad al-Kahir, ndërroi jetë në paraburgim në muajin shkurt, pasi u arrestua për pjesëmarrje në protestat masive kundër qeverisë së presidentit Omar al-Bashir.

Këto janë vendimet e para të drejtësisë, lidhur me shtypjen e aktivistëve pro-demokracisë, që prej rrëzimit të Bashir në muajin prill.

Pala akuzuese, në fund të seancës gjyqësore theksoi se dënimi më vdekje ishte një dënim i drejtë. Megjithatë avokatët mbrojtës bënë me dije se do ta apelojnë vendimin.