Zjarret në Australi, mijëra persona kalojnë natën në breg të detit

Përditësuar më: 31/12/2019, ora 08:48

Zjarret në Australi, mijëra persona kalojnë natën në breg të detit

Përditësuar më: 31/12/2019, ora 08:48

Qindra persona do të evakuohen me helikopterë të ushtrisë në Australi pasi e kaluan vigjiljen e vitit të ri të bllokuar në plazh pasi flakët e zjarrit përfshinë qytetin e vogël bregdetar të Mallacootas në Viktoria.

Sipas autoriteteve lokale vetëm në 24 orët e fundit raportohet për 4 persona të humbur dhe mbi 40 shtëpi të shkatërruara nga zjarret

Helikopterë “Blackhawk” dhe “Chinook” do t’i bashkohen Marinës për të ndihmuar qindra turistët e bllokuar në breg të detit, si dhe do të ndihmojnë personat që kanë shfaqur probleme shëndetësore nga zjarret

Të dhënat tregojnë se mbi 4000 persona janë të izoluar nga flakët në Mallacoota, qytet ky që tashmë nuk mund të shihet nga lart për shkak të resë së dendur të tymit.