Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

100 persona te Infektivi nga alkooli, plagosje nga fishekzjarrët

Nga A2 CNN
1 Janar 2020, 16:51 | Aktualitet
100 persona te Infektivi nga alkooli, plagosje nga fishekzjarrët

Ndërrimi i viteve kaloi pa asnjë ngjarje të rëndë kriminale, por nuk munguan plagosjet e lehta nga fishekzjarrët. Njëri nga të plagosurit nga kapsolla e fishekzjarrëve ishte një 60-vjeçar nga fshati Bishëm i Vlorës, ndërsa tjetri është një 10-vjeçar nga Librazhdi.

Ndërsa për sa u përket aksidenteve, një mjet u kthye përmbys mbrëmjen e 31-dhjetorit, ngjarje kjo e shënuar në Rrugën e Durrësit, në Tiranë. Nga ana tjetër zjarrfikësit e Tiranës nuk kanë hasur problematika fishekzjarrësh, por kanë mbizotëruar rastet e bllokimit në banesa.

Ndërkaq, mësohet se afro 100 persona janë paraqitur tek Reparti i Infektivit në Tiranë, kryesisht me probleme nga konsumi i tepër i alkoolit.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu