Udhëtim në “ferr”, zjarrfikësit mes flakëve në Australi – A2

Udhëtim në “ferr”, zjarrfikësit mes flakëve në Australi

Një video dramatike vjen nga Australia, ku zjarrfikës udhëtojnë me makinë në mes të pyllit të “ndezur” nga flakët.

Prej më shumë se dy muajsh vendi është përfshirë nga zjarret që kanë dalë nga kontrolli, falë edhe erërave të forta dhe temperaturave të larta.

Mijëra vetë në zonën e bregdetit juglindor janë detyruar të largohen nga banesat dhe të ngrenë kampingje në plazhe për t’iu shmangur ferrit. Në qytezën Mallacoota rreth 4 000 vetë janë evakuuar dhe tanimë askush nuk mund të hyjë apo të dalë prej andej.