Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Aksident i rëndë në Tiranë, ndërrojnë jetë dy këmbësorë

Nga A2 CNN
2 Janar 2020, 15:48 | Kronikë

Aksident i rëndë në Tiranë, ku si pasojë e përplasjes së dy automjeteve në rrugën “Xhanfize Keko” janë përfshirë edhe dy këmbësorë, Erion Balla dhe Hidajete Salliu, që kanë humbur jetën.

Sipas dëshmitarëve, dy automjetet Wolswagen, një ”Golf” dhe një New Beatle” u përplasën duke përfshirë edhe dy kalimtarë që po kalonin në vijat e bardha në zonën e kryeqytetit të njohur si “Xhamlliku”.

Drejtuesit e dy automjeteve, shtetasit E.L dhe E.M janë shoqëruar në komisariat për verifikime të mëtejshme, ndërkohë që forcat e rendit ndodhen në vendngjarje për të kuptuar dinamikën e tragjedisë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë