Liverpool nuk di të ndalet, dominon Sheffield dhe shkëputet në Premier

3186 1100x620

Liverpool nuk di më çfarë është humbja. Me fitoren e sotme 2-0 kundër një ekipi të fortë si Sheffield United, që mban vendin e 8-të në klasifikim, djemtë e Klop regjistrojnë ndeshjen e tyre të 37-të pa humbur në Premier League.

Ndeshja fillon mirë për kampionët e botës dhe Europës, me një gabim në mbrojtje që lejon golin e Salah në minutën e 4-rt.

Liverpool ka raste të shumta që gjejnë portierin e Sheffield Dean Henderson të gatshëm dhe në formë.

Por kontrolli i ndeshjes nuk është në asnjë moment në diskutim, dhe pas një shtylle në pjesën e dytë sërish të Salah, është një kombinim i egjiptianit me Mane që i jep këtij të fundit shansin për dyfishim (64’).

Me fitoren e sotme, Liverpool “fluturon” në Premier me 58 pikë, 13 më shumë se Leicester i vendit të dytë.