Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

PD zbardh 4 kërkesat e banorëve të Thumanës: Ja si shmanget greva e urisë

Nga A2 CNN
2 Janar 2020, 18:23 | Aktualitet
PD zbardh 4 kërkesat e banorëve të Thumanës: Ja si shmanget

Partia Demokratike i ka drejtuar Qeverisë 4 pika që shmangin grevën e urisë të mbi 100 familjeve të prekura nga tërmeti në Thumanë që po protestojnë për vendimin e transferimit të tyre nga hotelet.

Sipas sekretarit të Përgjithshëm Gazment Bardhi, ai u autorizua nga familjet për t’u drejtuar autoriteteve vendore dhe qendrore mbi 4 kërkesa.

Fillimisht, ofrimin e menjëhershëm të ndihmës shëndetësore për të gjithë banorët e strehuar.

Më pas, kërkesa që asnjë banor mos të detyrohet të dalë nga hotelet deri në “krijimin e kushteve për strehim të përkohshëm, në kushte normale jetese për këta banorë, gjatë periudhës që nevojitet për sistemimin e tyre në banesat e reja”, duke gjykuar masën e 3 mijë lekëve për person si totalisht të pamjaftueshme për gjetjen e strehimit nga vetë banorët.

Kërkesa e tretë kërkon nga autoritetet shtetërore dhe lokale një informacion sesi do të veprohet me banesat e tyre, si dhe asistencë ligjore për përpilimin e dokumenteve. Banorët, sipas partisë Demokratike, kërkojnë “kompensim të plotë të vlerës së dëmit të pësuar”, të godinës por edhe të sendeve që nuk kanë patur mundësi të marrin nga godinat e shembura.

Kërkesa e katërt ka të bëj me sigurimin që asnjë prej personave të largohet nga puna për shkak të vështirësive që po përjetojnë, duke i siguruar atyre transportin e nevojshëm.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani