Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Ndryshon VAR, nuk do të rishikohen pozicionet jashtë loje milimetrike

Nga A2 CNN
3 Janar 2020, 11:59 | Futboll
Ndryshon VAR, nuk do të rishikohen pozicionet jashtë loje milimetrike

Sistemi VAR në futboll do të ndryshojë sërish. Këtë herë, ndryshimi ka të bëjë me pozicionet jashtë loje, një nga aspektet ku teknologjia është treguar më e saktë deri tani.

Bordi i Shoqatës së Futbollit Ndërkombëtar kërkon t’i rikthejë fuqinë arbitrave anësorë për të vendosur nëse një futbollist është apo jo në pozicion të parregullt, në rastet kur sulmuesin dhe mbrojtësin e ndajnë pak centimetra.

Kjo pasi në javët e fundit janë regjistruar raste të shumta, sidomos në kampionatin anglez, ku skuadrave i janë mohuar gola të konsideruar të parregullt për distanca milimetrike, gjë që ka ngjallur polemika tek tifozët.

Ndryshimet e reja mund të zbatohen prej shkurtit, në ndeshjet me eliminim direkt në Champions League.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu