Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Pse “PES 6” mbetet video-loja më e mirë e futbollit në histori

Nga A2 CNN
3 Janar 2020, 14:12 | Teknologji
Pse “PES 6” mbetet video-loja më e mirë e futbollit

Në vitin 1999, me FIFA-n dhe lojën e saj zyrtare FIFA 98 si simulatorin më të mirë të futbollit në industrinë e video-lojërave, ishte e pamundur të mendoje se mund ta konkurronte dikush tjetër në këtë fushë.

Por, në Japoni, Konami dhe loja e tij Winning Eleven fituan prestigj me kalimin e kohës dhe pushtuan jo vetëm tregun rajonal, por edhe atë botëror. FIFA gjeti përballë një kundërshtar shumë të fortë.

Pasi ndryshoi emrin në Pro Evolution Soccer (PES) dhe zuri majat në tregjet botërore, shpërthimin e madh Konami e dha me PES 3, që kishte risi arbitrin e famshëm Pierluigi Collina në kopertinë. Motori i ri grafik përmirësoi sjelljen e topit dhe lëvizjet e futbollistëve, sidomos të atyre që njiheshin më shumë. Kjo e bëri Pro Evolution Soccer video-lojën më të dashur jo vetëm sportive, por në përgjithësi.

Pro Evolution Soccer 6 (Winning Eleven 10 në Japoni) konsiderohet si loja më e mirë e sagës, pasi kishte realizëm të lartë në simulimin e ndeshjeve dhe gjithashtu një inteligjencë artificiale të madhe. Për herë të parë u përfshinë edhe ekipet kombëtare. Në këtë lojë binte në sy Adriano Leite Ribeiro, ish-sulmuesi brazilian i Interit që kishte goditjen më të fuqishme, forcë fizike dhe shpejtësi. Nëse zgjidhje Interin mund të shfrytëzoje edhe shpejtësinë e jashtëzakonshme të nigerianit Obafemi Martins ose të majtën magjike të uruguajanit Recoba.

Pas suksesit të PES 6, me hyrjen në treg të konsolave të reja më të fuqishme, Konami nuk mundi të mbante dot hapin e kohës dhe PES 2013 ishte fillimi i rënies.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani