Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Rama: Shqipëria ka distancuar politikën iraniane, nuk mund të mos jemi me SHBA

Nga A2 CNN
3 Janar 2020, 19:21 | Politikë
Rama: Shqipëria ka distancuar politikën iraniane, nuk mund të mos

Mbi situatën në Lindjen e Mesme, ku pas vrasjes së gjeneralit iranian Qasem Soleimani nga forcat amerikane situata po arrin në kulmin e tensionit, u shpreh edhe kryeministri shqiptar Edi Rama, që tashmë mban edhe përgjegjësinë e drejtimit të OSBE-së.

https://twitter.com/ediramaal/status/1213151907935637506

Me anë të një postimi në Twitter, Rama tha se “si një vend që njohu kohë më parë veprimtarinë e poshtër të Iranit kundër botës së lirë dhe bëri distancë të qartë nga ajo, Shqipëria nuk mund të mos aprovojë me forcë qëndrimin e Presidentit te SHBA ndaj një aktivisti keqdashës të regjimit të Teheranit!”.

https://a2news.com/2020/01/03/sulmi-i-shba-ndaj-gjeneralit-iranian-pd-mbeshtesim-luften-kunder-terrorit/

Kryeministri shqiptar shtoi se Shqipëria është “e vendosur me SHBA dhe shpresojmë se të gjithë të tjerët ta mendojnë ashtu”, shkruan Rama.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani