Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Raporti për koncesionin e “check-up”, Gjata: Është paguar për 580 mijë kontrolle të pakryera

Nga A2 CNN
3 Janar 2020, 15:18 | Politikë
Raporti për koncesionin e “check-up”, Gjata: Është

Për Sekretarin për Çështjet Ligjore në Partinë Demokratike, Çlirim Gjata, koncesioni i “check-up” është një dhuratë 8,5 milionë euro e Edi Ramës për financuesen e partisë së tij.

Duke iu referuar një raporti zyrtar të Ministrisë së Financave, Gjata tha se qeveria ka paguar koncesionarin për 580 mijë kontrolle shëndetësore të pakryera.

“Të dhënat zyrtare tregojnë se Edi Rama i ka dhuruar financueses së e fushatës së tij elektorale, Vilma Nushi, 8,5 milionë euro përmes kontratës korruptive të koncesionit të check up-it. Një raport i dhjetorit për koncesionet i Ministrisë së Financave, konfirmon se për 3 vitet e para të lidhjes së kontratës së dështuar dhe korruptive të check up-it, mikesha dhe financuesja e Edi Ramës është paguar për 580 mijë kontrolle të pakryera. Fatura që shqiptarët kanë paguar për të pasuruar oligarken dhe kryeministrin është 8.5 milionë euro. Partia Demokratike e ka denoncuar që prej fillimit këtë kontratë korruptive të miratuar nga qeveria e Edi Ramës, sipas të cilës financuesja e Partisë Socialiste duhet të paguhet nga paratë e shqiptarëve për 475 mijë kontrolle në vit, pavarësisht numrit shumë  më të ulët që realizohet në të vërtetë. Janë 8.5 milionë euro , të cilat, në vend t’i bëheshin dhuratë për të pasuruar  një prej oligarkëve të Edi Ramës, mund të ishin përdorur për të zbutur varfërinë në  vend”, tha Gjata.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani