Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

"Sfidat e 2020" në politikë: Rindërtimi pas tërmetit, çelja e negociatave, drejtësi funksionale

Nga A2 CNN
3 Janar 2020, 22:11 | Politikë
"Sfidat e 2020" në politikë: Rindërtimi pas

Shqipëria e mbylli 2019 pa një zgjidhje të krizës së brendshme politike, pa marrjen e dritës jeshile të çeljes së negociatave nga Bashkimi Europian, pa realizimin e reformës zgjedhore që është kthyer në ngërçin e radhës mes palëve politike, me një reformë në drejtësi që ngre shumë pikëpyetje për funksionimin e institucioneve të reja të drejtësisë, me një gjykatë kushtetuese jofunksionale dhe së fundmi  përballimi i tragjedisë së shkaktuar nga tërmeti, për të cilën qeveria ka parashikuar një plan rindërtimi. Të gjitha këto mbeten sfidat për 2020.

Në fund të janarit organizohet konferenca e donatorëve nga KE që do t’i vijë në ndihmë vendit, për rindërtimin e banesave të shkatërruara nga tërmeti. Një hap pozitiv, ky, në ndihmë të qeverisë.

Në maj një tjetër test për Shqipërinë nga BE, mbajtja e samitit të Zagrebit.  Në këtë samit vendet anëtare të BE pritet të unifikojnë qëndrimet e tyre lidhur me çeljen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Por sa do t’ia dalë qeveria të përmbushë kushtet e Bundestagut, ku përfshihen “zbatimi i reformës zgjedhore, hetimi dhe gjykimi i personave të akuzuar për blerje të votës, hetimi dhe gjykimi i gjykatësve që përjashtohen nga vettingu, funksionimi i SPAK, hapa të dukshëm në luftën kundër kriminalitetit dhe korrupsionit, përmirësime të dukshme të administratës civile dhe qartësim të ligjshmërisë së zgjedhjeve të fundit lokale”?

https://a2news.com/2019/12/31/ekonomia-shqiptare-veshtiresite-e-vitit-2019-dhe-sfidat-per-2020/

Në këtë pikë miratimi i reformës zgjedhore do të ishte vendimtar. Por palët janë ekstremist të ndara, gjë që çoi edhe në dështimin në përmbylljen e saj brenda afateve në dhjetor të 2019.

E teksa kriza vijon, duke u shtrirë edhe në përplasjen institucionale me presidentin të cilin mazhoranca vijon procedurat për të shkarkuar nga detyra, ky i fundit përgjigjet  përmes fuqisë së dekreteve, 2020 nuk duket aspak e lehtë, beteja e fundit pritet të jetë ajo për ligjin anti-shpifje.

A2 CNN Livestream

Dita jonë