Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Sulm me thikë pranë Parisit, një i vdekur, dy në gjendje të rëndë

Nga A2 CNN
3 Janar 2020, 16:12 | Bota
Sulm me thikë pranë Parisit, një i vdekur, dy në gjendje

Një burrë ka qëlluar me thikë disa persona në një park pranë Parisit, duke lënë të vdekur një prej tyre, përpara se të vritej nga forcat e policisë. Ngjarja ka ndodhur në qytezën Villejuif, 7km në jug të kryeqytetit francez.

Sipas disa dëshmitarëve, agresori kishte veshur edhe një jelek me eksplozivë, por kjo gjë  u mohua nga forcat e rendit.

Sipas dëshmive, personi ka filluar të godasë të pranishmit në park me një thikë, si pasojë e të cilave një 50-vjeçar ka ndërruar jetë, ndërkohë që dy të tjerë ndodhen në gjendje të rendë në spitalet e zonës.

https://www.youtube.com/watch?v=f1cCp3kLl3o
Pamjet e kapjes së atentatorit

Atentatori fillimisht ka tentuar të zhduket në një qendër tregtare, por është goditur nga forcat e rendit që mbërritën të shumta në vendngjarje.

Edhe pse sipas disave personi ka thirrur “Allah Akbar” para aktit kriminal, ende nuk konfirmohet pista  e terrorizmit.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani