Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Aksidenti i frikshëm, kali përfundon brenda në makinë

Nga A2 CNN
4 Janar 2020, 17:24 | Lifestyle

Shërbimet zjarrfikëse u njoftuan për një aksident rrugor, ku menjëherë duhet të shkonin në vendngjarje. Por në ndryshim nga rastet e tjera, këtë herë duhet të nxirrnin nga makina një... kalë, i cili u përplas nga automjeti dhe më pas mbeti i bllokuar.

Aksidenti ndodhi në Porto Riko. Një makinë e tipit “Daewoo” përplasi kafshën që i doli përpara, e cila më pas përfundoi brenda në makinë.

Për fat të mirë, në makinë ishte vetëm drejtuesi i saj, i cili shpëtoi pa lëndime. I zoti i kalit pagoi dëmin e shkaktuar.

Por nuk është mbyllur këtu. Kafsha ka pësuar lëndime të shumta dhe për kurimin ka nisur një fushat online për të mbledhur fonde!

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani