Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Asiston një 17-vjeçar, shënon një 40-vjeçar, ndodh në FA Cup

Nga A2 CNN
4 Janar 2020, 21:14 | Futboll
Asiston një 17-vjeçar, shënon një 40-vjeçar, ndodh

Edhe pse këtë të shtunë zbritën emra të mëdhenj në FA Cup në Angli, vëmendjen e rrëmbeu një gol i shënuar nga Rochdale e kategorisë së tretë, në ndeshjen e mbyllur 1-1 me Newcastle.

Skuadra e Premier League shënoi që në pjesën e parë dhe u mendua se do të ishte një fitore e lehtë për ta, por nuk rezultoi kështu.

https://a2news.com/2020/01/04/city-shkelqen-me-te-rinjte-ne-fa-cup-shenon-nje-17-vjecar-ngec-united/

Vendasit rezistuan dhe ndërsa takimi po arrinte drejt fundit, dolën në skenë dy lojtarë, më i riu dhe më i vjetri në fushën e lojës.

Aaron Wilbraham, i lindur në vitin 1979 dhe Luke Matheson, i lindur në vitin 2002. Një diferencë prej 23-vjetësh.

Matheson tregon freskinë e tij duke marrë krahun, më pas një asist për Wilbraham, i cili vë në zbatim përvojën e tij duke e dërguar topin në rrjetë. Një gol në moshën 40-vjeçare ndaj një skuadre të Premier League nuk do të harrohet kurrë nga ai.

Megjithatë, për të mësuar skuadrën e kualifikuar për në fazën e ardhshme të FA Cup duhet të presim ndeshjen e ardhme që do të luhet tashmë në fushën e Newcastle.

https://youtu.be/cclSzJMfBcQ?t=194

A2 CNN Livestream

Dita jonë