Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Dua Lipa i largohet të ftohtit, pushime me të dashurin 4 vite më të vogël

Nga A2 CNN
4 Janar 2020, 16:45 | Showbiz

“Dimri duket se nuk është stina e preferuar” e Dua Lipës. Viti 2020 ka nisur me pushime për këngëtaren me origjinë shqiptare e famë botërore.

Së bashku me të dashurin e saj, 20-vjeçarin Anwar Hadid, 24-vjeçarja është zhvendosur në Miami për të pushuar pas një viti të mbyllur me disa projekte muzikore, shumë koncerte e disa çmime ndërkombëtare.

Këngëtarja e hitit “One Kiss” u fotografua të premten tejet e lumtur teksa argëtohej me motor uji me të dashurin e saj. Me monokini të zeza, Dua tregoi elegancën e saj, ndërsa vëllai i supermodeleve Gigi dhe Bella Hadid ekspozoi trupin e mbushur me tatuazhe.

https://a2news.com/2019/12/19/dua-lipa-kur-isha-e-vogel-nuk-e-vleresoja-emrin-tim-shqiptar/

Dua është në një marrëdhënie me Anwar që prej qershorit të kaluar, pas ndarjes nga Isaac Carew.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani