Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Manajt i mjaftojnë 4 minuta për të shënuar në Spanjë, por skuadra e tij mposhtet

Nga A2 CNN
4 Janar 2020, 19:49 | Futboll
Manajt i mjaftojnë 4 minuta për të shënuar në

Mes interesimit të skuadrës së dytë të Barcelonës, sulmuesi i kombëtares së Shqipërisë, Rey Manaj, vijon të aktivizohet me skuadrën e Albacete-s në ligën e dytë spanjolle.

Manaj e nisi vitin në mënyrë të shkëlqyer me Albacete-n, në ndeshjen e kësaj të shtune në transfertë ndaj Tenerifes, ai realizoi një gol.

Edhe pse nuk ishte në formacionin titullar, sulmuesit i mjaftuan vetëm 4 minuta për të gjetur rrugën e rrjetës, kur u aktivizua në minutën e 64-t.

Megjithatë, ky gol i Manajt nuk vlejti për skuadrën e tij pasi Tenerife fitoi 4-2.

https://twitter.com/veroniku7/status/1213531841132675072

A2 CNN Livestream

Dita jonë