Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Ngërçi në Kushtetuese, Avokati i Popullit ngre padi kundër KED në Gjykatën Administrative

Nga A2 CNN
4 Janar 2020, 13:44 | Politikë
Ngërçi në Kushtetuese, Avokati i Popullit ngre padi kundër

Pas Presidentit Ilir Meta, edhe Avokati i Popullit ngre Padi ndaj Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED).

Objekti i padisë është shfuqizimi i neneve të caktuara në disa vendime të KED-së, që lidhen me procedurat e shqyrtimit, diskutimit dhe dërgimit të listave drejt institucioneve të emërtesës për vendet vakante në Kushtetuese dhe për postin e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.

Gjykata Administrative e Apelit njofton se e ka regjistruar çështjen dhe shorti për shqyrtimin e saj ka përzgjedhur gjyqtaren Enkelejda Softa Metaliaj.

A2 CNN Livestream

Dita jonë