Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Partizani e zyrtarizon: Sormani, trajneri i ri

Nga A2 CNN
4 Janar 2020, 11:33 | Futboll
Partizani e zyrtarizon: Sormani, trajneri i ri

Adolfo Sormani është zyrtarisht trajneri i ri i Partizanit.

Klubi i kuq ka njoftuar se 54-vjeçari italian ka nënshkruar një kontratë me afat të gjatë.

“Klubi i Futbollit Partizani njofton arritjen e marrëveshjes me Adolfo Sormanin. Trajneri 54-vjeçar ka qenë pjesë e klubeve të Juventusit e Napolit në Itali dhe së fundmi në krye të ekipit danez Velje, skuadër me të cilën regjistroi rezultate shumë pozitive. Nën drejtimin e Adolfo Sormanit, i cili rikthehet në familjen e kuqe, përgjatë sezonit 2016-2017 ekipi arriti rezultate historike në kompeticionet europiane, duke u kualifikuar deri në fazën “play off” të Europa League. Trajneri Sormani, i cili ka nënshkruar një kontratë për 2 vite e gjysmë, është prezantuar sot nga presidenti Demi dhe menjëherë i është bashkuar ekipit në seancën stërvitore”, lexohet në njoftimin e Partizanit.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu