Tensionet Serbi-Mali i Zi, Vuçiç anulon vizitën për të shmangur përshkallëzimet – A2

Tensionet Serbi-Mali i Zi, Vuçiç anulon vizitën për të shmangur përshkallëzimet

vucic 1 1100x620

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçic, anulon vizitën e planifikuar në Malin e Zi më 7 janar, pas mosmarrëveshjeve që dy shtetet fqinje kanë pasur për ligjin për fetë, të miratuar në Podgoricë.

Gjatë një konference këtë të shtunë, Vuçic akuzoi zyrtarët malazezë dhe zyrtarët perëndimorë, pa përmendur emra se kishin nisur një “fushatë histerike të gënjeshtrave”.

Ai tha se e anulon vizitën për shkak të “përplasjeve” të mundshme që “do të mund të dëmtonin popullin serb në Malin e Zi”.

Miratimi i ligjit për fetë është shoqëruar me protesta nga serbët pasi ata pretendojnë se kjo do të çojë në marrjen e pronave të Kishës Ortodokse Serbe që ndodhen në Malin e Zi, por zyrtarët malazezë i mohojnë këto pretendime.

Një ditë më parë, mijëra huliganë dogjën flamurin e Malit të Zi dhe sulmuan ambasadën e këtij shteti në Beograd.