Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Tragjedia në kantier, policia arreston dy punonjës të firmës së ndërtimit

Nga A2 CNN
4 Janar 2020, 09:11 | Kronikë
Tragjedia në kantier, policia arreston dy punonjës të firmës

Policia e Korçës ka arrestuar në flagrancë për veprën penale "Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë", përgjegjësin teknik dhe manovratorin e firmës së ndërtimit që kryente punime në pallatin në të cilin u aksidentuan gjatë punës dy punëtorë, njëri prej të cilëve gjeti vdekjen ditën e djeshme.

Të arrestuarit janë 67-vjeçari me inicialet F.P., me detyrë përgjegjës teknik i firmës së ndërtimit dhe 41-vjeçari A.Z., me detyrë manovrator.

Këta shtetas dyshohet se kanë konsumuar elementë të veprës penale "Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë", pasi gjatë procesit të hedhjes së betonit në objekt, është dëmtuar një segment metalik i presës, i cili ka goditur në kokë duke i shkaktuar vdekjen shtetasit E.J., 36 vjeç, si dhe ka dëmtuar jashtë rrezikut për jetën shtetasin P.F., 59 vjeç.

https://a2news.com/2020/01/03/korce-vinci-e-ze-poshte-humb-jeten-punetori/

A2 CNN Livestream

Dita jonë