Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

VAR nuk toleron as centimetrat, rrëzohet propozimi për pozicionin jashtë loje

Nga A2 CNN
4 Janar 2020, 16:20 | Futboll
VAR nuk toleron as centimetrat, rrëzohet propozimi për pozicionin

Pas propozimit për një tolerim të mundshëm nga sistemi VAR për rastet e pozicioneve të parregullta, ka ardhur menjëherë edhe përgjigjja e Bordit të Shoqatës së futbollit ndërkombëtar.

“Pozicioni jashtë loje do të mbetet pozicion jashtë loje, dhe do të konsiderohet i tillë edhe nëse bëhet fjalë për një centimetër.

Nëse imazhet në moviolë tregojnë një pozicionim të parregullt të lojtarit, atëherë gjyqtari i takimit do t’i referohet pamjeve të teknologjisë”.

Ky ka qenë vendimi i kryetarit Lukas Brud që kërkon të shmangë polemikat duke ia lënë përgjegjësitë moviolës në fushat e blerta.

A2 CNN Livestream

Dita jonë