Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Zbardhet vendimi për Salianjin, ish-deputeti demokrat u përfshi për interes të tij dhe të PD-së

Nga A2 CNN
4 Janar 2020, 13:37 | Politikë
Zbardhet vendimi për Salianjin, ish-deputeti demokrat u përfshi

Zbardhet vendimi i gjykatës për dënimin me 1 vit burg të ish-deputetit demokrat Ervin Salianji.

Akuza për kallëzim të rremë është arsyetuar nga gjykata për shkak të interesave politike të tij dhe të PD-së.

Në vendimin e saj, gjykata arsyeton dhe lidhjet e tij me të pandehurin Albert Veliu, i njohur si Babalja, i cili duket se për të arritur deri tek akuzat e ngritura është akomoduar në selinë e PD-së, vend ku dhe ka zhvilluar intervistat.

Gjykata në vendim thotë se biseda e stimuluar mes Albert Veliut dhe Fredi Alizotit është regjistruar në janar 2018 në një mjet përgjimi stilolaps, të cilin Albert Veliu ia ka dorëzuar më pas Ervin Salianjit.

https://a2news.com/2019/12/18/dosja-babale-salianji-denohet-me-1-vit-burg-ish-deputeti-gjyqtari-i-beri-nje-sherbim-partise-socialiste/

Sipas gjykatës, këtë mjet përgjues atij ia ka dhënë deputeti Salianji.

Vendimi mbyllet duke argumentuar se nga të gjitha provat dhe tabulatet telefonike rezulton se zërin e Agron Xhafës e ka bërë Fredi Alizoti.

Gjykata e Tiranës dënoi 4 të pandehurit e dosjes "Babale", mes tyre dhe ish-deputetin Ervin Salianji. 

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani