Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Kodra e gjitha në flakë, pamje apokaliptike nga Australia

Nga A2 CNN
5 Janar 2020, 16:54 | Bota

Zjarret në Australi mund të zgjasin edhe me muaj, ka deklaruar kryeministri i vendit Scott Morrison, i cili ka njoftuar angazhimin më të lartë ushtarak në histori. 3000 rezervistë do të zbresin në terren  për përballimin e kësaj situate.

Kryeministri ka bërë me dije, po ashtu, se agjencia e rimëkëmbjes, e ngritur së fundmi, do të funksionoj për të paktën 2 vitet në vijim për të ndihmuar personat që kanë mbetur të pastrehë apo ata që humbën bizneset nga zjarret.

Fundjava ka shënuar momentet më të vështira të ferrit deri më tani, ku janë shkatërruar 1500 objekte. Shumë qytete janë mbuluar nga hiri e tymi, ndërsa në kryeqytetin e vendit, këtë fundjavë, cilësia e ajrit është vlerësuar në parametrat më të këqij të mundshëm në nivel global.

Ndërkohë, imazhe të tmerrshme janë publikuar teksa një kodër është e përfshira e tëra nga zjarri në një zonë rurale në Viktorja.

Që nga fillimi i zjarreve ne muajin shtator, numërohen 24 viktima dhe dhjetëra të zhdukur, ndërsa autoritetet deklarojnë se ditët e vështira për Australinë, nuk kanë mbaruar ende. 

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani