Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Miqësorja e bamirësisë, zbulohet lista e kombëtares kuqezi të veteranëve

Nga A2 CNN
5 Janar 2020, 11:09 | Futboll

Zbulohet lista e veteranëve të Kombëtares shqiptare që do të marrin pjesë në miqësoren e bamirësisë që do të luhet më 10 janar në stadiumin “Air Albania”, ku synohet të mblidhen të ardhura për të prekurit nga tërmeti i 26 nëntorit.

Andi Lila ka publikuar në Instagram listën e futbollistëve që do të përfaqësojnë Shqipërinë. Aty bëjnë pjesë emra si Tare, Cana, Rraklli, Strakosha, etj., por edhe dy ish-futbollistë shqiptarë nga Maqedonia e Veriut.

Në këtë miqësore janë ftuar italianët kampionë bote në vitin 2006, grekët kampionë Evrope në 2004 dhe turqit që shkuan deri në gjysmëfinalet e Botërorit të vitit 2002.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli