Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Super Belotti, Torino mposht Romën në “Olimpico”

Nga A2 CNN
5 Janar 2020, 22:43 | Futboll
Super Belotti, Torino mposht Romën në “Olimpico”

Edhe pse ishte duke kaluar një forma mjaft të mirë në fundin e vitit që sapo lamë pas, Roma e ka nisur vitin 2020 me një humbje në shtëpi, përballë mijëra tifozëve në “Olimpico”.

Torino triumfoi 0-2 me dy gola të realizuar nga kapiteni Belotti, i cili ishte në një formë të shkëlqyer.

Edhe pse Roma krijoi disa raste në pjesën e parë, ishte Belotti ai që realizoi një gol mjaft të bukur në fundin e kësaj pjese. Edhe në pjesën e dytë, ishte Roma që kërkonte të realizonte, ndërsa Torino u mundua më shumë të gjente golin e dytë me anë të kundërsulmeve.

Në minutën e 86, Belotti fitoi një 11-metërsh dhe e kthen në gol, duke vulosur suksesin e skuadrës së tij në një fushë të vështirë.

Me këtë fitore, Torino ngjitet në kuotën e 24 pikëve në vendin e nëntë, ndërsa Roma mbetet në kuotën e 35 pikëve, në vendin e katërt.

A2 CNN Livestream

Dita jonë