Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Vijojnë tensionet në Libi, 30 persona të vdekur dhe dhjetëra të plagosur

Nga A2 CNN
5 Janar 2020, 12:17 | Bota
Vijojnë tensionet në Libi, 30 persona të vdekur dhe dhjetëra

Vijon situata e rënduar në Tripoli të Libisë, ku forcat qeverisëse, të mbështetura edhe nga koalicioni ndërkombëtar, po përballen me ushtrinë e gjeneralit Khalifa Haftar.

Në sulmin e orëve të vona të së shtunës ndërmarrë nga forcat e tij humbën jetën 30 persona, ndërkohë që 33 të tjerë mbetën të plagosur.

Lajmin e konfirmon një zëdhënës i koalicionit ndërkombëtar, pjesë e të cilit është edhe Turqia me një numër të madh ushtarësh në vend.

Ankaraja zyrtare reagoi mbi ngjarjen nëpërmjet një deklarate ku shkruhet se është e nevojshme ndërhyrja urgjente e komunitetit ndërkombëtar për të izoluar ndihmën ndaj gjeneralit Haftar dhe ushtrisë së tij në mënyrë që të marrë fund edhe situata e luftës në Libi.

A2 CNN Livestream

Dita jonë