100-vjetori i aktorit, Sandër Prosi, në harresë nga institucionet e kulturës

100 vite më parë lindi aktori që prej rolit më të njohur të tij, u njësua me njeriun që solli pavarësinë, Ismail Qemalin. Sandër Prosi, i nderuar me titullin “Artist i Popullit”, sot përkujtohet vetëm nga Teatri Kombëtar.

Në kinematografi, Prosi ka lënë gjurmët e tij në më shumë se 30 produksione, ndërsa shkëlqen në teatër me veprën e Kadaresë “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, të cilën për 18 ditë mundi ta realizonte bashkë me kineastë të tjerë edhe në film.

Për një kohë të gjatë u fol për vdekjen e tij në sheshin e xhirimit të filmit “Pranverë e hidhur”, duke rrëfyer edhe detaje të aktorit që kohët e fundit ishte në depresion dhe kishte jo pak frikë nga politika e atyre viteve.

E megjithëse jetoi e punoi në vite të vështira për artin, Prosi la pas produksione kinematografike dhe një sërë karakteresh që do të mbahen mend gjatë.