Balotazhi në Kroaci, ikën Kitaroviç, Milanoviç zgjidhet presidenti i ri – A2

Balotazhi në Kroaci, ikën Kitaroviç, Milanoviç zgjidhet presidenti i ri

rawImage 1100x620

Ish-kryeministri Zoran Milanoviç fiton zgjedhjet presidenciale në Kroaci, duke mundur presidenten aktuale, Kolinda Grabar-Kitarovic.

Milanovic, mori 53 përqind të votave , ndërsa Kitarovic 47 për qind. Posti i presidentit konsiderohet ceremonial në Kroaci, por ekspertët besojnë se humbja e Grabar Kitarovic mund të shkaktojë probleme për kryeministrin e partisë “Unioni Demokratik”, Plenkovic, në zgjedhjet e përgjithshme.

Kjo parti ka udhëhequr Kroacinë në pjesën më të madhe të kohës, prej kur ky shtet ka fituar pavarësinë më 1991.