Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Konflikti me Iranin, demokratët rezolutë për të limituar pushtetin ushtarak të Trump

Nga A2 CNN
6 Janar 2020, 10:48 | Bota
Konflikti me Iranin, demokratët rezolutë për të limituar

Tensionet me Iranin po lëkundin dhe marrëdhëniet me Irakun. Presidenti amerikan, Donald Trump, kërcënoi qeverinë e Bagdadit me sanksione të ashpra, në kundërpërgjigje të rezolutës së miratuar nga Parlamenti që kërkon largimin e trupave të Shteteve të Bashkuara nga vendi.

Krisja mes Bagdadit dhe Uashingtonit erdhi pas vrasjes së gjeneralit Iranian, Qasem Soleimani në territorin e Irakut.

“Kemi një bazë ajrore jashtëzakonisht të shtrenjtë atje. Ka kushtuar miliarda dollarë për ta ndërtuar. Nuk do të largohemi derisa ata t’na paguajnë për të”, deklaroi Donald Trump.

https://a2news.com/2020/01/05/trump-nese-irani-sulmon-do-te-godasim-shume-shpejt-dhe-shume-rende/

Iraku miratoi rezolutën, jo detyruese, për largimin e të gjitha forcave ushtarake nga territori i saj, si masë mbrojtëse për të shmangur ndonjë përplasje të mundshme ushtarake mes trupave amerikane me ato iraniane. Pikërisht për të evituar një luftë të mundshme, është vënë në lëvizje dhe Kongresi i Shteteve të Bashkuara. Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi i dërgoi një letër ligjvënësve amerikane duke i prezantuar me një rezolutë që limiton fuqinë dhe veprimet ushtarake të presidentit Trump kundër Iranit.

https://a2news.com/2020/01/05/vrasja-e-gjeneralit-iranian-pershkallezohen-tensionet-mes-shba-dhe-iranit/

Dokumenti i Demokratëve do të votohet këtë javë. “Rezoluta siguron përgjegjësitë e mbikëqyrjes të Kongresit, të vendosura prej shumë kohëve, duke mandatuar që asnjë veprim ushtarak armiqësor nuk do të ndërmerret ndaj Iranit brenda 30 ditëve”, tha Nancy Pelosi, kryetarja e Dhomës së Përfaqësuese.  E njëjta rezolutë do të votohet dhe në Senat, ku pritet të bllokohet dhe rrëzohet pasi republikanët e Trump përbëjnë shumicën.

Lidhur me propozimin e demokratëve reagoi dhe vetë presidenti amerikan, duke kërkuar që të mos limitohen aftësitë ushtarake në kundërpërgjigje të ndonjë sulmi të mundshëm nga Irani.

A2 CNN Livestream

Dita jonë